Nga Shqipëria / E Enjte 11 Shkurt 2021, 23:11

'Më shikonte gjithë kohës', Meri tregon ç'i ndodhi me mamin në kafe

Vajzat e "Love Story" tashmë janë shumë të famshme e kanë fansat e tyre. Meri Murrizi, një nga vajzat e preferuara të publikut, ka treguar për programin “Daily Love Story’ një ngjarje që i ka ndodhur ndërkohë që ka qenë me të ëmën për kafe.

"Një ditë isha në kafe me mamin dhe po më vëzhgonte një grua. Priti deri në momentin që unë do çohesha nga tavolina dhe më tha “më fal, Meri i Saimrit je ti?” Pastaj po më bënte komplimente", tregoi Meri.

E pyetur nëse e bezdisin komentet e njerëzve, Meri tha: Nuk më bezdisin, por njerëzit nuk arrijnë të më kuptojnë mua. E kam të vështirë të përshtatem dhe të flas kudo. Unë pres momentin e duhur për të folur. Të merresh me modeling është ndryshe nga ajo çfarë bëjmë tani. Me modelingun unë kam një stiliste, fotografin dhe bëj punën time, kurse përpara skenës është të kesh një publik para dhe krijohen vetë ato emocionet".

Meri tregoi gjithashtu se sheh disa ngjashmëri të Saimirit me babain e saj. "E kam diskutuar këtë gjë me mamin dhe ka nja dy tre gjëra që Saimiri i ka të përbashkëta me babin. Kjo fjala nuse tipike për shtëpi nuk është se më pëlqen shumë. Unë jam vajzë për shtëpi por jo nusja tipike shqiptare. Dua të kujdesem për familjen time, të bëj ato punët e shtëpisë por edhe të punoj për veten sepse nuk më pëlqen të bëhem e varur nga persona të tjerë", tha Meri.