Nga Shqipëria / E Enjte 11 Shkurt 2021, 21:09

SPAK i sekuestron 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë mjekut të QSUT

SPAK ka sekuestruar 250 mijë euro dhe 16 milionë lekë në shtëpinë dhe zyrën e Edvin Priftit. Kardiologu akuzohet se mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës për t’i operuar të ëmën.

Ky rast korrupsioni te bluzat e bardha u zbulua gjatë hetimeve mbi gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha, e cila u vu në pranga mëngjesin e kësaj të enjteje së bashku me 9 persona të tjerë.

Gjatë hetimeve dhe përgjimeve, SPAK zbuloi se sekretarja e gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi kishte paguar ryshfet te mjeku kardiokirurg në QSUT, Edvin Prifti, që ky i fundit të bënte operacion nënën e saj.

SPAK kërkoi pezullimin nga detyra të mjekut dhe të 2 infermiereve.

Burimi: klan news