Nga Shqipëria / E Enjte 11 Shkurt 2021, 19:07

'Pse je kaq e egër?', Atdheu dhe Ledjana flasin për dhunën dhe eksitimin në takim

Në puntatën e sotme të "Përputhen", u transmetua takimi i Ledjanës dhe Atdheut. Gjatë takimit Ledjana bëri një pyetje që nxiti debate dhe në studio. “Je i dhunshëm?”, pyeti Ledjana, gjë që më pas u përmend edhe pasi Atdheu e preku me këmbë.

Ledjana: Hiqe këmbën.

Atdheu: Kam ftohtë. Pse je kaq e egër? A ka ushtruar dhunë dikush ndaj teje?

Ledjana: Asnjëherë. Pastaj nuk e merr guximin se i rraf.

Atdheu: Unë po u dashurova dhe helm pi për atë gocë.

Nuk munguan dhe pyetjet intime, kur Atdheu i tha: “Nuk të pëlqen kur eksitohet dikush pas teje?”, gjë që më pas u kalua vetëm me buzëqeshjen e Ledjanës.