Nga Shqipëria / E Enjte 11 Shkurt 2021, 19:07

'Vajzat shqiptare duan X5'/ Pas sherrit me Mevlanin, Jasmin merr surprizën e parë

Ditën e djeshme në “PërPuthen”, Jasmina la studion e nervozuar, pasi u ndje e ofenduar nga komenti i Mevlanit. “Vajzat shqiptare duan vetëm X5”, tha Mevlani për Jasminën, vajzë që është prezantuar për pëlqimin ndaj makinave. Në puntatën e sotme Jasmin ia bëri të qartë Mevlanit se është hera e fundit që e toleron.

“Ishte hera e fundit që unë duroj dikë që i bie nga Kina. Unë nuk e mora fare si shaka, se unë jam ajo që kam hyrë me makinë dhe ai bën atë koment”, tha ajo.

Për t'i rikthyer buzëqeshjen Jasminës, Erlindi vendosi që t'i dhurojë një arush, gjë që Jaseminën e bëri të ndihej shumë mirë.

"Meqë Jasemin bëri hapin e parë drejt meje me takimin 4 minutësh. Unë po bëj të dytin. Meqë dhe Jasmina u largua nga skena, dua ta bëj të ndihet mirë", tha Erlindi.