Nga Shqipëria / E Enjte 11 Shkurt 2021, 17:05

E trishtë/ Covid-19 i merr jetën gazetares së njohur shqiptare

Gazetarja e njohur Zenepe Luka ka ndërruar jetë ditën e sotme. Abc News raporton se prej disa ditësh ajo ishte e shtruar në një nga spitalet COVID në Tiranë, por sot e humbi luftën me sëmundjen.

Disa muaj më parë bashkëshorti kishte arritur që të mposhte sëmundjen, por gazetarja u shua.

Të prekur miqtë dhe të afërmit i kanë shprehur ngushëllimet familjes që gazetares, e cila është një emër shumë i njohur, jo vetëm për qytetin e Vlorës.