Meri, Xhesi dhe Generda! Këto janë tre vajzat e mbetura në programin “Love Story”, i cili po shkon drejt fundit.

Vajzat janë përzgjedhur nga Saimiri deri në këtë pikë, por siç dihet vetëm njëra prej tyre do t’ia fitojë zemrën në fund. Në një intervistë për “Daily Love Story”, Princi Modern ka zbuluar se e ka ndarë mendjen se cila ndër të treja, do të jetë partnerja e tij e ardhshme.

"Afërsisht e kam ndarë mendjen normal. Unë kam tipin në fakt që nuk tregoj shumë emocion, e mbaj përbrenda. Duhet të më jesh afruar shumë afër që unë të hapem me një njeri", është shprehur Saimiri.



