Nga Shqipëria / E Enjte 11 Shkurt 2021, 11:11

Diona Fona feston ditëlindjen, ndërhyn policia dhe gjobit të ftuarit

Këngëtarja Diona Fona festoi mbrëmjen e djeshme ditëlindjen. Ajo ndau shumë foto dhe video në Instastory, duke zbuluar pamje nga festa përrallore.

Të ftuarit shfaqeshin duke kërcyer dhe kënduar, në një ambient ëndrrash. Mirëpo jo gjithçka ka shkuar mirë.

"Prive" ka mësuar se në festën e këngëtares ka ndërhyrë policia, pasi janë shkelur rregullat anti-Covid. Si rrjedhojë, të gjithë të ftuarit janë gjobitur me nga 200 euro.