Nga Shqipëria / E Enjte 11 Shkurt 2021, 10:10

E trishtë/ Një tjetër mjek humb jetën nga Koronavirusi në Shqipëri

Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër mjeku në vendin tonë. Neuropsikiatri i njohur, Hiqmet Shqerra është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare. Shqerra ishte i shtruar në spitalin Covid-3, por nuk ka mundur t’i shpëtojë sëmundjes.

I ndjeri kishte 56 vite eksperiencë si mjek neuropsikiatër dhe ka dhënë një kontribut të madh në kurimin e shumë pacientëve me probleme të shëndetit mendor.

Për 20 vite ai ka qenë në krye të Spitalit Psikiatrik të Elbasanit. Përgjatë ditëve të fundit, numri i viktimave nga Koronavirusi është rritur ndjeshëm, po ashtu dhe numri i të infektuarve.

Burimi: 'Abc News"