Në qytetin e Elbasanit dyshohet për tre raste me variantin e ri të Koronavirusit. Burime për gazetarin Aldo Kozarja, në ABC News, kanë bërë të ditur se tamponët e marrë janë dërguar në Gjermani dhe gjatë javës pritet përgjigjja.
Rezultati i testeve do të tregojë nëse varianti britanik i koronavirusit ka mbërritur apo jo në vendin tonë.
Kujtojmë se përgjatë ditëve të fundit numri i të infektuarve me Koronavirus është rritur ndjeshëm, mbi 1.000 të infektuar në 24 orë.
Burimi: "Abc News"
