Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Shkurt 2021, 22:10

Me Koronavirus, Jonida Shehu ka një kërkesë urgjente për këto dy figura publike: Bëni testin!

Ditën e djeshme moderatorja shumë e dashur për publikun, Jonida Shehu njoftoi se është infektuar me Koronavirus. Ajo është karantinuar në shtëpi dhe sot, për të kaluar kohën, ka bërë një mini-intervistë me ndjekësit në Instastory.

Një ndër ndjekësit e ka pyetur nëse ka infektuar ndonjë person tjetër. Moderatorja është përgjigjur se në dijeninë e saj jo, ama i ka bërë thirrje urgjente Mira Rakacollit dhe ekspertit të ekonomisë Kastriot Sulkës që të bëjnë një test. Ato kanë qenë të ftuar së fundmi në emisionin e saj “Radar” në “Abc News”.

“Në dijeninë time jo. Deri tani familjarët e mi nuk janë infektuar, por do t’i bëja kërkesë urgjente, madje mund të jetë edhe e vonuar, Mira Rakacollit dhe Kastriot Sulkës, kanë qenë të ftuarit e mi të fundit në Radar, të bëjnë një test këto ditë sa më shpejt se sot ka qenë mbledhja e Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe nuk dua të jem unë shkaku i infektimit”, është shprehur Jonida.