Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Shkurt 2021, 19:07

Drejtoresha e ISHP: Vaksina e Koronavirusit nuk bën çudira, ja kur do të jemi të sigurt

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico ishte së fundmi e ftuar në "Abc News". Ajo u shpreh se drama e momentin janë numrat e personave të infektuar me Koronavirus dhe jo riinfektimet. 

E pyetur se sa të sigurt duhet të ndihen qytetarët që e kanë kaluar Koronavirusin, Fico tha “Ne do të jemi të sigurt kur të kemi një imunizim të gjerë, të tufës, kjo është siguria”.

Ajo shtoi se nuk duhet të presim çudira nga vaksina dhe se ajo thjesht parandalon riinfektimin ose nuk lejon të kalohet në forma të rënda. “Vaksina është një mjet, bar, i cili nuk bën gjë tjetër veçse parandalon riinfektimin dhe ose kur ka, ose nuk lejon të kalohet në forma të rënda. Vaksina si një mjet i vetëm nuk bën çudira, se këtë e kemi provuar edhe me vaksina të tjera, si të gripit dhe të thuash pasi e bën, nuk më zë më gripi. Vaksinat që po përdorim, akoma kemi për detyrë të provojmë efektshmërinë e tyre”, tha Fico për "Abc News".