Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Shkurt 2021, 18:06

Në 44-vjetorin e lindjes, Ledina Çelo thyen rrjetin me fotot me rrobabanjo

Edhe pse prej vitesh e ka lënë pas dore muzikën, Ledina Çelo ka mbetur një nga këngëtaret më të komentuara në media dhe jeta e saj private ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes.

Këngëtarja ka festuar së fundmi ditëlindjen. Ajo ka mbushur 44-vjeç, por ka provuar se mosha është vetëm një numër, me anë të disa fotove të publikuara sot në Instagram.

Ledina shfaqet e veshur me rrobabanjo të zeza dhe në pah bie trupi i saj në super formë.