Modelja e njohur gjermane, Kasia Lenhardt është gjetur e vdekur në apartamentin e saj në Berlin. Kasia ishte vetëm 25 vjeçe dhe u bë e famshme në vitin 2012 pas pjesëmarrjes së saj në shfaqjen televizive në Gjermani “Next Top Model”.

Mediat gjermane shkruajnë se modelja i dha fund jetës dhe trupi i saj u gjet i pajetë nga policia.

Pas vdekjes së Kasias, reagoi edhe Ardian Bujupi i cili ishte shumë i afërt më modelen dhe se ditët e fundit kishin diskutuar që ajo të ishte pjesë e videoklipit të tij.

"Nuk mund ta besoj që më duhet të shkruaj për këtë! Kasia ka kryer vetëvrasje. Ditët e fundit kemi folur çdo ditë për videoklipin e ri që kemi dashur të xhirojmë së bashku. Ajo ishte plot energji dhe besim”, shkruan Bujupi.



