Robert Berisha ka nisur një lidhje të re dhe ka vendosur ta bëjë publike, duke mos e mbajtur më sekret jetën private siç veproi për një kohë të gjatë pas ndarjes nga Nora.

Roberti është në një lidhje me modelen italiane Maria Bove, me të cilën mbrëmë publikoi edhe një video teksa darkonin.

Ndërkohë, Maria nuk është kursyer duke publikuar edhe më shumë. Ajo ka filmuar veten dhe Robertin në një moment intim, ku këngëtari e puth në buzë.

Nuk dihet sa kohë kanë bashkë dhe sesi janë njohur Maria e Roberti, por na mbetet të na e zbulojë vetë këngëtari në vazhdim.







