Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 3 infermieret dhe sanitaren e përshirë në skandalin e spitalit “Shefqet Ndroqi”.
Gjykata ka dhënë masën arrest në burg, 45 ditë për Mira Hoxhën, Sheqerije Koçin, Sidorela Çelën dhe Rukije Hoxhajn.
Sipas Gjykatës kjo masë është dhënë me qëllim që Prokuroria të kryejë veprime të tjera përsa i përket zbardhjes me komunikimet që kanë pasur personat me sanitaren, Tire Alldervishi.
Burime për "abcnews.al" bëjnë me dije se prokuroria ka konstatuar se në telefonat e të akuzuarave janë fshirë bisedat e bëra mes Tirës dhe atyre.
