Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Shkurt 2021, 14:02

Ndalohet lëvizja pas orës 20:00/ Shkollat e mesme kalojnë online, kur mbyllen baret dhe restorantet

Me qëllim përballimin e situatës së krijuar nga pandemia, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka marrë katër vendime të rendësishme sot. 

1.Nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit do të ndalohet qarkullimi për të gjithë. Përjashtim nga ky ndalim bëjnë vetëm ata që kanë urgjenca shëndetësore dhe ata që shkojnë në punë.

2.Restorantet dhe baret do të mund të qendrojnë hapur deri në orën 20:00 të mbrëmjes dhe mund të hapen vetëm pas orës 06:00 të mëngjesit.

3.Mësimi në shkollat e mesme do të kalojë online deri më datë 25 shkurt në rrethet: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz duke aplikuar kështu skenarin nr.3 të protokollit të sigurisë të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë.

4.Do të shtyhet sezoni i provimeve të semestrit në universitete duke bërë një kombinim mes provimeve online dhe me prezencë sipas nevojave që mbart lënda.

Gjatë fjalës së saj, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se tani nevojitet solidariteti i të gjithëve për përballimin e situatës së krijuar. “Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes së qytetarëve nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 për një periudhë 14 ditore deri më 25 shkurt. Ndalimi i aktiviteteve të restorantëve dhe barëve në fashën e vendosur të orarit të lëvizjes nga data 11 shkurt deri më 25 shkurt. Shkollat e mesme me zonat e riskut të lartë do të aplikojnë skenarin e tretë atë të mësimit onlinë në disa shkolla.Shkollat e mesme në zonat e riskut të lartë, Tiranë, Fier , Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër dhe Kazmës do aplikojnë skenarin e trete ate online. Sezoni i provimeve për universitetit rekomandohet të zgjatet, kombinim online  dhe në monitor i provimeve”, tha Manastirliu.