Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Shkurt 2021, 12:12

I vodhi paratë pacientit me Covid, lirohet nga qelia infermierja e Infektivit

Gjykata e Apelit Tiranë ka liruar sot nga qelia infermieren Ronida Hysi, pas denoncimit nga emisioni "Stop" se 30-vjeçarja kishte vjedhur portofolin e një pacienti duke i marrë një shumë prej 80 mijë lekësh.

Togat e zeza kanë caktuar për të masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ky vendim është marrë pasi 30 vjeçarja ka një fëmijë të mitur, 2 vjeç.