Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Shkurt 2021, 11:11

Grushta e shkelma, sherr në Tiranë mes Finemit dhe Don Xhonit

Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se sherri ka ndodhur mes dy reperëve shumë të njohur Finemit dhe Don Xhonit. 

Në videon e siguruar nga “BalkanWeb” shihen disa të rinj të përfshirë në sherrin që ndodh në mes të rrugës. Mësohet se ka qenë Finem ai që ka goditur Don Xhonin.

Gjithçka nisi pas një deklarate që Finem bëri tek "Shiko kush luan". Reperi iu përgjigj një pyetje se kush ishte një prej artistëve që sipas tij kishte marrë famë kot dhe ai zgjodhi Don Xhonin. Me sa duket përplasja ka vazhduar duke degjeneruar deri në sherr fizik.