Nga Shqipëria / E Martë 9 Shkurt 2021, 20:08

Belen Rodriguez konfirmon shtatzëninë: Kam fëmijë me burra të ndryshëm, por s'ka problem

Belen Rodriguez ka konfirmuar shtatzëninë për revistën "Chi". Në kopertinën e revistës, Belen është shfaqur me barkun e rrumbullakosur dhe me partnerin e saj, Antonino Spinalbese, një parukier.

Showgirl-ja ka zbuluar se është në muajin e pestë të shtatzënisë. Belen dhe Antonino u njohën para 8 muajsh. 

“Ishte dashuri me shikim të parë. Sapo e pashë mendova që është shumë i bukur dhe ja thashë këtë. Nuk ka rëndësi fare fakti që ai fiton më pak para se unë", tha Belen.

“Realiteti është që unë kam fëmijë me burra të ndryshëm, por ky nuk është problem. Jam e lumtur. Pas dështimit me martesën time më në fund gjeta fuqinë të jetoj sërish”, tha ajo.