Nga Shqipëria / E Martë 9 Shkurt 2021, 16:04

Jonida Shehu infektohet me Covid dhe tregon simptomat: Nisi me dhimbje shpatullash...

Përmes një postimi në Facebook, moderatorja shumë e dashur për publikun, Jonida Shehu ka njoftuar se ka rezultuar pozitive me Covid-19. 

Jonida ka treguar se simptomat e para kanë qenë dhimbje shpatullash, shpine, koke dhe pak temperaturë. Moderatorja njofton se do të qëndrojë 2 javë e karantinuar dhe nuk do të mund ta shohim në ekran. 

“Sot rezultova Pozitiv per Sars Cov 2. Nisi si nje dhimbje shpatullash dhe shpine,sot kaloi si dhimbje koke dhe pak temperature. Nuk do te jem ne ekran, as ne televizion ditet ne vazhdim. Po nis edhe une karantinen 2 javore,me uroni fat. Love you all. Shihemi shpejt”, shkruan Jonida.

Kujtojmë që së fundmi Jonida nisi një rrugëtim të ri në Abc News me programin “Soiree”.