Nga Shqipëria / E Martë 9 Shkurt 2021, 11:11

Valdrin Sahiti jep lajmin e bukur: Baba për herë të dytë

Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti ka dhënë sot një lajm shumë të bukur teksa i ka uuar ditëlindjen, bashkëshortes së tij, Edita Ramadanit. Valdrini ka postuar një foto të tyre familjare, ku shfaqen së bashku me vajzën, Bellën dhe shkruan se së shpejti ata do të bëhen katër. 

“Urime ditëlindja për dashurinë tonë të jetës… faleminderit që na don e na duron të dyve çdo ditë, me kërkesa e ankesa… e falemindert shumë që kësaj fotografie shpejt ki me ja shtu dhe një bebe. Dashnia 100”, ka shkruar stilisti duke marrë edhe urime të shumta nga ndjekësit.

Valdrini dhe Edita u martuan në vitin 2017 me një dasmë luksoze në Las Vegas.