Nga Shqipëria / E Hënë 8 Shkurt 2021, 18:06

'I kemi ndarë me dhoma', zbardhen përgjimet e Tires me dy infermieret: Sigurova 20 mijë

Policia ka arrestuar ditën e sotme tre infermiere dhe një sanitare tek Spitali Shefqet Ndroqi në lidhje me çështjen e Tire Alldervishit. Nga hetimet e kryera, sipas prokurorisë, persona me detyrë infermiere apo sanitare kanë krijuar një skemë me qëllimin për të përfituar nga familjarët e pacientëve me Covid.

Prokuroria e Tiranës ka bërë kqyrjen e telefonit të sanitares Tire ku ka zbuluar se kjo shtetasese ka shkëmbyer komunikime të shumta me paciente dhe familjarë të tyre si dhe sanitare dhe infermiere në spitalit ”Shefqet Ndroqi”.

Nga përmbajtja e këtyre e komunikimeve të realizuara nëpërmjet aplikacionit ”WhatsApp” dhe SMS, rezulton se Tirja, në bashkëpunim me persona të tjerë është përfshirë edhe në disa episode të tjera, përpos rastit që u bë publik në "Stop".

Më 12 dhjetor 2020 Tirja komunikon me infermieren Mira. Nga biseda Tirja i thotë Mirës që ka hyrë mik për të tek Ana në dhomën 6 dhe Mira i thotë që ska gjë se në i ndajmë të gjitha. Në bisedë përmendet shtetasja me emrin ”Sheqere” ku pas verifikimeve të bëra nga ana prokurorisë Sheqerja është infermiere e spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”.  

Biseda më 12 dhjetor 2020:

Tire Alldervishi: Si te kam. kam hyr mik dje per ty ke Ana per dhomen 6  Kam ber gabim apo mir. Nese kam gabuar te kerkoj ndjes.

Tire Alldervishi : Te perqafoj …S'flas dot Me vone

Mira vod: Ska gje ne i ndajm te gjitha. Ai ja dha sheqeres pa u futur tek dera. Ti e di qe punojme bashke

Tire Alldervishi: Degjova qe i keni bere me dhoma

Mira vod: Ne fakt nuk i doja se ta cajne moken

Mira vod: Po ska gje ne keshtu punojme

Tire Alldervishi: Kerkoj ndjese

Mira vod: Te kam zemer. Te puth fort

Tire Alldervishi: Kafja te beft mire

Biseda më 26 shtator 2020:

Tire Alldervishi komunikon me “Sidorela Kat 3”, infermiere e spitalit covid 2

Tire Alldervishi: E pe mojsa me dha Nj 10

Sidorela Kat 3: Kur ta dha

Tire Alldervishi: Ma futi ke çanta kortonit

Sidorela Kat 3: Mua sme dha

Sidorela Kat 3: Haha ika jam te tuneli me autobuz … vlsa pa ic

Biseda më 30 gusht 2020:

– Sidorela Kat 3: Tire

– Sidorela Kat 3: Ca ben

– Sidorela Kat 3: Tlutem ma bej hallall e me shko cik atje

– Sidorela Kat 3: T sigurova 20 mi

– Sidorela Kat 3: Mos u ndiej me askend

 Sidorela Kat 3: Dhe vec 20 sa lek harxhove

– Sidorela Kat 3: Mthuaj

– Sidorela Kat 3: Dhe pyete sa e ka oksigjenin gezimi

– Sidorela Kat 3: Tlutem

– Tire Alldervishi: Nuk me ngretlf

– Sidorela Kat 3: Ja ta mar un njeher

– Tire Alldervishi: Nr vjollcec numer tjeter 067…

-Sidorela Kat 3: Vajte

– Sidorela Kat 3: Atje

– Tire Alldervishi: Ne Gzimi kishte vajtur te interesohet nje infemjere me emrin Edlira

Burimi: Oranews.tv