Nga Shqipëria / E Hënë 8 Shkurt 2021, 18:06

Puthje e përkëdhelje, ç'po ndodh mes Getinjos dhe Miss-it shqiptar

Pas një postimi të Miss-it, Klaudia Kalia të gjithë po pyesin se ç'lidhje ka ajo me Getinjon. Modelja, e cila është shpallur "Miss Grande Albania" në 2018-ën i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram dhe një prej tyre e pyet nëse është e vërtet që ka puthur Getinjon.

“E kam bërë”,shkroi Klaudia duke etiketuar reperin e duke thënë se e ka puthur në faqe.

Postimin e saj e publikoi edhe Getinjo, i cili me përkëdheli e thirri karamele.

“Karramel mos um bon della", shkroi Getinjo duke nxitur më shumë thashetheme se çfarë ka mes tyre.