Nga Shqipëria / E Hënë 8 Shkurt 2021, 17:05

Trekëndësh dashurie, e dashura e fshehtë e biznesmenit arrestohet për vrasjen me pagesë të rivales

Një psikologe ruse, Elena Sosnovskaya, e dashura e fshehtë e një biznesmeni është arrestuar së fundmi për urdhërimin e vrasjes së të dashurës tjetër të tij, nga një vrasës me pagesë.

Elena doli sot në gjykatën e Moskës bashkë me katër burra që besohet se janë përfshirë në vrasjen makabre të kërcimtares Natalia Pronina, 30 vjeç.

Natalia u qëllua me armë në Moskë nga një burrë i maskuar, teksa ajo kthehej nga një orë mësimi koreografie. 30-vjeçarja e cila ka fituar disa çmime ndërkombëtare kërcimi, u qëllua dy herë në gjoks pranë apartamentit të saj në stacionin e metrosë Akademicheskaya.

Biznesmeni rus, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, ishte i lidhur me të dyja gratë, teksa vetë ishte i martuar e me tre fëmijë.

Mediat vendase shkruajnë se Natalia shoqëohej prej vitesh me biznesmenin, por kohët e fundit i kishte dhënë fund lidhjes së tyre pasi ishte njohur me dikë tjetër.