Nga Shqipëria / E Hënë 8 Shkurt 2021, 15:03

Anxhela Peristeri zbulon pagesën më të lartë që ka marrë për këndim

Këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri ishte së fundmi e ftuar në emisionin "NIN", me Alaudin Hamitin. Ajo foli rreth jetës private dhe asaj profesionale, duke zbuluar shumë të pathëna.

Gjatë rubrikës "Haje ose thuaje", Anxhela u pyet rreth pagesës më të lartë që ka marrë. Këngëtarja e tha shifrën pa hezituar.

"Vlera më e lartë që kam marrë për këndim ka qenë 8 mijë euro, ka pasur dhe vlera tjera shumë më të ulëta", tha ajo.