Mbrëmjen e djeshme, Melisa u largua përfundimisht nga programi. Ajo tha se djemtë në studio nuk i sheh për më shumë se shokë dhe se nuk dëshiron të qëndrojë vetëm për vëmendje.

Largimi i saj nga programi i ka mërzitur fansat. Një prej tyre i ka dhuruar një buqetë të madhe me trëndafila dhe Melisa e ka falenderuar publikisht.

Ajo ka publikuar një video në Instastory ku tregon buqetën. "Dua të falenderoj dhe t'i kërkoj ndjesë një djali. Shumë shumë faleminderit për mbështetjen që më ke dhënë, për vlerësimin dhe dashurinë. Të kërkoj ndjesë që dhuratën që më solle nuk ma sollën dot në mes të emisionit dhe që po largohem, por më beso që për mua ishte më mirë ashtu", thotë Melisa në video.
Më tej, ish-konkurrentja ka falenderuar të gjithë fansat e saj për të gjithë mbështetjen që i kanë dhënë përgjatë këtyre 3 muajve.




