Gjatë një konference me mediat këtë të hënë, kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të keq. Ai ka njoftuar se ka sinjale që në Shqipëri mund të ketë ardhur varianti i ri i Koronavirusit, i cili u përhap fillimisht në Britaninë e Madhe.
“Kemi sinjale të arsyeshme për hyrjen në Shqipëri të varianteve të reja të virusit Covid-19. Kur po rritet infektimi tek moshat më të reja dhe po ulet mesatarja e moshës së të shtruarve në spital. Do të bëjmë gjithçka që të mos kthehemi tek masat e forta kufizuese”, tha kryeministri.
