Nga Shqipëria / E Hënë 8 Shkurt 2021, 10:10

Vajza tenton ta puthë me zor në buzë, Antoneta i gjuan me shpullë dhe e kap për flokësh

Në emisionin "Expuls", në RTV Ora, i është bërë një kamerë e fshehtë Antonetës, ish-konkurrente në "Përputhen 1". Ajo është ftuar për një intervistë, por teksa priste në dhomën e pritjes, është ngacmuar nga një vajzë "lesbike" (gjithçka pjesë e "lojës" nga Ronaldo Sharka).

"Kam dëgjuar se i ke buzët të bëra. Mua më duken shumë të bukura. Të t'i prek pak?", dëgjohet t'i thotë vajza, teksa Antoneta nuk pranon. 

Më tej, ajo i afrohet për ta puthur por Antoneta e ndalon. Ish-konkurrentja e “Përputhen” i gjuan me shpullë.

Më pas, vajza tenton ta puthë prapë dhe përfundojnë duke u kapur për flokësh. “Psikopate, çfarë je duke bërë?”, i thotë Antoneta.