Melisa dhe Andi kanë qenë në qendër të vëmendjes përgjatë ditëve të fundit. Dyshja janë përfolur për një lidhje, madje në rrjet kanë qarkulluar dhe foto që i kanë shtuar thashethemet.

Mbrëmjen e sotme në "Përputhen Prime", Melisa deklaroi se ka vendosur të largohet nga programi. Ajo tha se vendimi i saj nuk ka të bëjë me thashethemet që kanë qarkulluar në lidhje me Andin, teksa theksoi se nuk janë në një lidhje.

"Për sa kohë që kanë dalë fjalë që ata të dy bashkëjetojnë, së pari t'iu sqaroj se me këtë deklaratë nuk po më nxirrni mua keq. Nëse njerëzit kanë qenë kaq të aftë sa të zbulojnë se ne jetojmë bashkë, ne dalim nga i njëjti vend, pse nuk kapin një foto ku jemi unë dhe Andi bashkë? Pse? Sepse nuk ka. Jetës nuk i dihet kurrë, por në këto momente unë nuk jam në një lidhje me Andin", tha Melisa.





