Nga Shqipëria / E Diel 7 Shkurt 2021, 21:09

Melisa largohet nga 'Përputhen' dhe zbulon arsyen

Mbrëmjen e sotme në "Përputhen Prime" Melisa deklaroi se ka vendosur të largohet nga programi. Ajo tha se ka disa arsye, por kryesorja është presioni i madh psikologjik. 

Melisa tha se është afruar shumë me konkurrentët e "Përputhen", si me djemtë, ashtu dhe me gocat dhe debatet mes tyre e bëjnë të ndihet keq.

"Mendoj se asnjeri prej nesh s'ka dashur te beje njeri te ndihet keq, as ju mua as une juve. Erdhi nje periudhe e caktuar kur une thashe smundem dot me. Kam pasur nje presion shume te madh psikologjik. Jane dy tre arsye por kjo eshte kryesorja. Presioni i madh psikologjik qe kam marre. Nuk e kam nga komentet e publikut. Ne jemi bere si nje familje, une jam afeksionuar shume me te gjithe ketu, por kur del situata jashte kontrollit, ndihem keq. Prandaj me ka ardhur ky presioni psikologjik. Nuk ka lidhje publiku apo komentet. Unë nuk po largohem nga thashethemet, por për mënyrën si kanë rrjedhur ngjarjet këtu mes nesh. Nuk kam pse të qëndroj kur nuk ka një djalë me të cilin mund të kem më shumë se shoqëri. Pse të qëndroj? Për vëmendje?", tha konkurrentja.