"Është e martuar dhe bashkëshorti i saj është në burg në Belgjikë." Ky është lajmi që ka qarkulluar së fundmi në rrjet për konkurrenten e "Përputhen", Ledjanën. Por sa i vërtetë është?

Në puntatën e sotme të "Përputhen Prime", Ledjana ka deklaruar se këto janë thjesht thashetheme dhe ajo është beqare. Konkurrentja ka treguar se i ka dorëzuar produksionit një çertifikatë që e vërteton këtë gjë.

"I kam dërguar produksionit një çertifikatë që tregon se unë jam akoma e regjistruar në Rrëshen te prindërit e mi", tha Ledjana.




