Nga Shqipëria / E Diel 7 Shkurt 2021, 21:09

U tha se u largua nga debati me Arjanin, Meridiani rikthehet në 'Përputhen' dhe sqaron të vërtetën

Pak kohë më parë u tha se Meridiani vendosi të largohej nga "Përputhen Prime", pas debatit që pati me Arjan Konomin në një nga puntatat. Mirëpo, ai është kthyer sërish si opionionist mbrëmjen e sotme.

Meridiani tha se nuk është larguar për shkak të Arjanit, por sepse opinionistët "Prime" ndryshohen vazhdimisht. Sqarimin e tij e mbështeti dhe moderatorja Bora Zemani, në një lidhje direkte në Skype.

"Opinionistët Prime janë të ndryshueshëm. Vetëm Arjani është stoik, nga e hëna në të premte dhe të dielën", tha Bora.