Nga Shqipëria / E Diel 7 Shkurt 2021, 17:05

14 qytetarë humbin jetën nga Covid-19 në Shqipëri, mes tyre një 35-vjeçar

Gjatë 24 orëve të fundit 14 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 1460 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 35 -86 vjeç.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 437 pacientë, 31 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.