Përgjatë ditëve të fundit, në rrjet është përfolur se aktorja e njohur, Natalie Portman, është në pritje të ëmbël. Ajo është fotografuar me barkun disi të rrumbullakosur dhe nga kjo kanë lindur spekulimet.

Natalia ka reaguar me një postim në rrjete sociale, ku ka sqaruar se nuk është shtatzënë. “Hey. Unë nuk jam shtatzënë… por, mesa duket, qenka ende normale që në 2021 dikush të spekulojë dhe të komentojë mbi formën e trupit të një gruaje sa herë që dëshiron? Bëni më mirë se kaq”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Natalie është nënë e dy fëmijëve. Djali është 8-vjeç, ndërsa vajza 4.




