Nga Shqipëria / E Diel 7 Shkurt 2021, 17:05

Fation Kuqari: Më kanë ngacmuar pafund vajzat e showbizit, ka pasur edhe nga...

Fation Kuqari ishte së fundmi i ftuar në "Explus". Ish-konkurrenti i "Përputhen" zbuloi shumë të pathëna nga jeta private.

Ai u pyet nëse ka pasur vajza nga showbizi të cilat e kanë ngacmuar pas hyrjes në program. Fationi tha se e kanë ngacmuar, madje shumë, por pa përmendur emra.

"Pafund, jo një-dy por pafund. Realisht ka pasur dhe nga Ora. Nuk e di çfarë iu ka bërë përshtypje, ndoshta kam dhe gjakun e ëmbël", tha ish-konkurrenti.

Gjatë intervistës, ai zbuloi se nuk ka aplikuar për t'u bërë pjesë e "Përputhen" por e kanë kërkuar.