Pak ditë më parë mori vëmendje marrëdhënia e Fation Kuqarit me një prej vajzave më të komentuara të showbizit, Trejsi Sejdinin. Ish-konkurrenti i shkroi në Instastory "Fëmijë i llastuar", ndërsa ajo nuk ia vonoi një përgjigje.

Modelja publikoi një video seksi të sajën, krahas së cilës shkroi: "Bebwww pra". I ftuar së fundmi në Explus, Fationi është pyetur rreth Trejsit dhe Fifit (me të cilën po punon për një projekt, siç ka sqaruar dhe më parë ).

Ai është shprehur se të dyja vajzat i ka vetëm mikesha. "I kam të dyja shumë mikesha….Unë të them dhe po dhe jo, ti prapë do dyshosh. Unë them i kam mikesha, mendo ç’të duash. Unë mund të them që e kam dhe të dashur ose grua, ose diçka tjetër, ti prapë do dyshosh”, tha Fationi.





