Nga Shqipëria / E Diel 7 Shkurt 2021, 15:03

Skandali me Tean dhe Beartin shkon deri në Indi dhe merr vëmendjen e Sadnës

Tea, Bearti dhe Andi kanë qenë tre personazhet e "Përputhen" më të komentuar së fundmi. Kudo në rrjete sociale, kafene, shtëpi, dëgjohet mbi historinë e tyre, aq sa ky lajm ka shkuar deri në Indi. 

Aktorja e njohur indiane, Sara Khan, e njohur si Sadna nga "Bidaai", publikoi një lajm, ku Meridiani shprehej me humor se dy janë humbjet më të mëdha për shqiptarët: vdekja e Sadnës dhe ndarja e Teas me Andin të “Përputhen”.

“Faleminderit Shqipëri për të gjithë dashurinë”, shkruan aktorja në postimin e saj.

"Aq shumë e keni përmend Sadnën sa i keni dalë dhe në ëndërr, u detyrua t'ju falenderojë publikisht", shkruan Xhani Demika.