Nga Shqipëria / E Diel 7 Shkurt 2021, 13:01

Enca thotë Po dhe tregon unazën

Enca ka marre te gjithe vemendjen me foton e fundit duke bërë lëmsh rrjetin. Kengetarja ka publikuar një foto me unazë në gisht dhe shprehet se ka pranuar propozimin. “Thashë PO”, ka shkruar ajo.

Por me postimin e rradhes ka shpjeguar se "Po-në" ia tha vetes se saj per ta dashur me shume. “Thashë PO për të dashur veten time çdo ditë e më shumë! Derisa një ditë një burrë të më dojë mua akoma më shumë”, ka shkruar Enca.

Kujtojme qe në ditë më parë, Enca hodhi poshtë thashethemet se është në një lidhje me një reper shqiptar. “Është bukur vetëm kur je adoleshente. Femrat e rritura meritojnë meshkuj të rritur. Kam shokë repera, që janë djem dhe shokë të shkëlqyer, por s’mendoj se lidhjet me reperat janë të shëndetshme.”, iu përgjigj Enca një ndjekësi.