Nga Shqipëria / E Shtunë 6 Shkurt 2021, 23:11

Prekëse/ Djali me një sëmundje të rëndë merr surprizën e madhe nga Capital T

Capital T ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në "Dua të të bëj të lumtur" për të surprizuar një djalë të vogël. Nëna e tij, Bardha rrëfeu të gjithë vështirësitë e jetës së djalit të saj, Engjëllit.

Bardha dhe bashkëshorti i saj gjatë kohës që djali rritej kishin vënë re se ai nuk sillej si fëmijët e tjerë dhe të shqetësuar e kishin dërguar për ta vizituar. Mjekët e kishin diagnostikuar me epilepsi dhe për 3 vite e kishin kuruar gabimisht për këtë sëmundje. Vite më vonë ata e kishin dërguar djalin për ta vizituar në Gjermani, ku kishin zbuluar se ai kishte tumor në kokë, të cilin nuk mund t’ja operonin dot.

Bardha kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të suprizuar Engjëllin e saj dhe për ta bërë të sadopak të lumtur.

Surpriza e madhe për Ëngjëllin ishte Capital T. “Duhet të qëndrosh pozitiv çdo herë, sepse duhet të kalosh çdo problem që ke. Duhet të jesh i fortë, më i fortë se të gjithë ne, por mos harro si mamin, si motrën, si të gjithë familjen e mua do na kesh gjithmonë pranë", i tha reperi vogëlushit.

Në fund Capital T shprehu dëshirën që të ndihmonte familjen e Engjëllit duke marrë përsipër ndërtimin e shtëpisë së tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dua të të bëj të lumtur (@duatetebejtelumtur.tch)