Pak kohë më parë, gjykata vendosi masën e sigurisë "Arrest shtëpie" për këngëtaren Fjolla Morina. Ajo po qëndronte në një banesë me qira në Kukës. Por pak ditë më parë policia njoftoi se Fjolla ishte arratisur dhe ishte shpallur në kërkim.

Së fundmi këngëtarja është rikthyer me një postim në Instastory të një fotoje nga tubimi i Albin Kurtit me mbishkrimin ‘mbret’, duke e mbështetur kreun e Vetëvendosjes në Kosovë.

Kujtojmë se këngëtarja u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës me dy armë me vete në makinë.




