Një lajm i ëmbël vjen nga një prej çifteve më të njohura të showbizit. Djali i këngëtares Shyhrete Behlulit, Kushtrim Salihu dhe bashkëshortja e tij Learta Jakupi janë bërë prindër për herë të dytë.

Pak më parë Learta ka publikuar foton e parë të vogëlushes që ka ardhur në jetë dhe e ka zbuluar se i kanë vendosur emrin Matina.

"Faleminderit Zot për këtë mrekulli që na dhurove", shkruan Learta.

Learta dhe Kushtrimi kanë edhe një djalë, Matini, 3 vjeç.






