Në fund të muajit dhjetor, S4MM dhe Fajt publikuan këngën “Showtime”. Vetëm së fundmi, këngëtarja e njohur, Fifi ka akuzuar dyshen e reperëve se kanë kopjuar videoklipin e saj, “Limonat”.


Dy këngët kanë skena shumë të ngjashme me njëra-tjetrën. “Kom inspiru për vite e them pa modesti. A bon mem dekoru të paktën për inspirim”, ka shkruar Fifi me ironi në një postim.

Real Fajt ia ka kthyer me anë të një postimi, ku ka shkruar: "Ti e din mire që unë jom reper, e nuk boj videospote kshtu qe drejtohu tjetër kun per dekorata”.
"Ti veq repovat loqkaman, tani ku e ha e ku pi e ku dekorohna osht problem i jemi… Interesohuni ça ndodh vërdallë se ma mirë o për karrierë”, i ka replikuar Fifi.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar dhe S4MM. "Po e pranoj ti je inspirimi Fifi", ka shkruar reperi, shoqëruar me disa emoji duke qarë.





