Nga Shqipëria / E Shtunë 6 Shkurt 2021, 14:02

Pak ditë më parë solli në jetë një fëmijë, vdes nga Koronavirusi 28-vjeçarja nga Korça

Koronavirusi i ka marrë jetën një 28-vjeçareje nga Korça, pak ditë pasi ishte bërë nënë për herë të tretë.

"Ballkan Web" bën me dije se e reja ishte e shtruar prej disa ditësh në spitalin ‘Shefqet Ndroqi, ndërsa pas përkeqësimit të situatës gruaja ishte intubuar dy ditë më parë.

Gazetari Erjon Skëndaj në një lidhje direkte për ‘News24’ ka treguar se viktima ishte nënë e 3 fëmijëve. Ajo kishte vetëm pak ditë që kishte sjellë në jetë një fëmijë. 

Gazetari ka treguar se mjekët kishin shpresa që ajo të shpëtonte, por mbrëmjen e djeshme i ka ndodhur një komplikacion në zemër.