Këngëtarja e njohur Morena Taraku di mjaft mirë si të tërheqë vëmendjen e mediave dhe të publikut. Ajo publikon vazhdimisht foto provokuese që bien në sy të të gjithëvë.

Morena gjithmonë është shfaqur e kuruar deri në detaje dhe ka treguar se ka qejf të eksperimentojë me lookun e saj. Vetëm së fundmi, ajo ka bërë një ndryshim të vogël në pamje.

Këngëtarja ka prerë balluke dhe këtë e ka treguar me anë të një postimi në Instastory, ku shfaqet duke kënduar këngën "Harrom" të Dhurata Dorës.




