Nga Shqipëria / E Shtunë 6 Shkurt 2021, 12:12

‘Më dërgonte...’, Ardit Çuni tregon si është njohur me Melisën e ‘Përputhen’

Pak kohë më parë, Melisa dhe Ardit Çuni i habitën të gjithë, teksa publikuan foto shumë provokuese pranë njëri-tjetrit. “Për një kafe”, shkruanin ato.

I ftuar në “Prive”, Arditi ka treguar se njihet prej kohësh me Melisën. Ai është shprehur se Melisa i dërgonte video duke kërcyer me këngët e tij.

“Melisën e njihja më përpara, ka qenë mbështetësja ime prej fillimit. Më dërgonte video duke kërcyer këngët e mia, shumë gocë e mirë”, ka treguar Arditi.