Nga Shqipëria / E Shtunë 6 Shkurt 2021, 10:10

Vuante nga një sëmundje e pashërueshme, humb jetën këngëtari i njohur shqiptar

Këngëtari i njohur, Rifat Kida ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur motra e tij, me anë të një postimi në rrjete sociale.

Këngëtari vuante prej kohësh nga një sëmundje e pashërueshme, e cila fatkeqësisht i ka marrë dhe jetën.

“Miqtë e mi sot nga sëmundja e pashërueshme ndrroi jetë vllai im Rifat Kida. Varrimi do të bëhet në vendlindje në fshatin Cërmjan të Dushkajës – Gjakovë”, ka shkruar Resmije Kida Lumani.