Pak ditë më parë, Ledjana mori një refuzim nga Atdheu. Ai nuk pranoi që të dilte në një takim me të, për shkak të videos me Mevlanin.

“Nuk mund të dal, s’mund të më detyroni tani, për momentin nuk e ndjej më pas edhe mund të dal. Pas asaj videoje s‘mundem, nuk e ndjej, unë nuk do të dal për shoqëri tani”, tha Atdheu.

Në puntatën e djeshme të “Përputhen” ka qenë vetë ai që e ka ftuar Ledjanën për të dalë.
“Dua ta ftoj Ledjanën në një takim. Nuk jam penduar për refuzimin, sepse ashtu jam ndjerë në ato momente por nuk kam thënë që s’më pëlqen Ledjana apo që s’dua të dal me të se nuk më ngjit. Mendoj se është momenti tani”, tha Atdheu.

“Duke qenë se nuk jam personi që e bëj refuzimin me refuzim, e pranoj. Edhe kam qejf të dal. Të dyja bashkë”, u përgjigj Ledjana.
