Nga Shqipëria / E Shtunë 6 Shkurt 2021, 09:09

‘Kam humbur 7 kilogramë’, Xhesi e ‘Love Story’ tregon për çfarë është penduar

Ish-konkurrentja e "Love Story", Xhesi ka dhënë një intervistë për rubrikën "Love Story". Ajo është pyetur rreth komenteve që e bezdisin më shumë. Konkurrentja ka treguar se ndjekësit shpesh i shkruajnë "Je shumë e dobët" dhe kjo e mërzit. 

Xhesi ka rrëfyer se ka humbur 7 kilogramë para se të futej në emision. 

"Do thoja që nuk mërzitem unë, por ka raste që mami im i lexon dhe mërzitet më shumë se unë. Komenti që më prek më shpesh është që je e dobët. Si fillim unë nuk e kam në dorë dhe së dyti, një ndër arsyet që unë jam shumë e dobët, është se kam humbur rreth 7 kilogram, para se të filloja këtë rrugëtim", ka thënë ajo.

Konkurrentja ka treguar edhe diçka për të cilën është penduar. "Ka gjëra që mund të kem thënë dhe që jam penduar më pas. Mbaj mend kur dolën Suela, Enxhëll dhe Ariana tek qendra estetike, një deklaratë imja ka qenë që duhet të largohen gocat që përfaqësojnë antivlera dhe është gjëja që më ka ngelur dhe jam penduar. E kam thënë se ishte situata e nxehur”, është shprehur Xhesi.