Nga Shqipëria / E Premte 5 Shkurt 2021, 16:04

I paska mbetur fiksim, Fationi i kërkon një prej vajzave të dalë beqare nga 'Përputhen'

Fation Kuqari pak javë më parë u largua nga "Përputhen" papritur, por ai vazhdon të jetë në vëmendje të mediave me deklaratat e tij. Së fundmi ish-konkurrenti ishte i ftuar në emisionin "Roped with Olsi", ku u ndal pak edhe tek vajzat e programit.

Duket se vajza që ka pëlqyer më shumë Fationi ka qenë Ana Kauri, me të cilën ka patur disa takime. 

I kërkoj Anës te dalë beqare nga programi", tha Fationi duke nënkuptuar se do të donte ta njihte jashtë.

Fationi u shpreh se Ana është pak provokuese, por ka shumë çiltërsi. "Mënyra sesi flet e përkëdhelur, njerëzit ja marrin për dobësi, por ashtu ka tipin realisht", tha Fationi.