Nga Shqipëria / E Premte 5 Shkurt 2021, 15:03

Habit Arjan Konomi: Do kisha dashur të më binte Covidi ose kolera

Ditën e djeshme moderatorja shumë e dashur për publikun, Bora Zemani mungoi në "Përputhen". Arjan Konomi bëri të ditur se Bora është infektuar me koronavirus dhe sapo të shërohet do të rikthehet sërish në program.

Pas programit, Arjani publikoi një foto ku i uroi shërim të shpejtë Borës, por habiti me deklaratën duke u shprehur se do dëshironte të infektohej dhe ai me virus, vetëm që të kishte mundësi të pushonte për disa ditë.

“Bora shërim sa më të shpejtë! Është hera e parë në jetë, që do kisha dashur të më zinte kovidi dhe kolera, për të pushuar disa ditë”, ka shkruar opioninisti i njohur.

"Hahaha vetëm se nuk është aq qejf sa duket me një tufë me ilaçe tek koka e krevatit. Do ikin shpejt ditët dhe aty më ke, nuk shpëton nga unë", i komenton Bora.

Ndërkohë deri në rikthimin e moderatores, programin po e prezantojnë me rradhë vajzat konkurrente.